Mbahen garat e ndërkombëtare të çiklizimit në Ferizaj
Çiklistë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë janë tubuar sot në Ferizaj për të filluar nga këtu garën e çiklizmit e cila po mbahet për të 17 –tën herë me radhë e emërtuar si “Tour de Kosova”.
Organizatorë të këtij aktiviteti sportive thanë se pjesëmarrës edhe kësaj radhe janë disa klube edhe nga Holanda , Belgjika e shtete të tjera ndërsa Ferizaj ka qenë përherë një vend mikpritës për ta.
Në emër të kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqës, hapjen e kësaj gare e bëri drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainc,a i cili u shpreh i lumtur që sportitstët tanë tashmë kanë krijuar shumë raste njohje e garimi me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota.
"Kjo garë tradicionale po vazhdon të mbahet në Feriaj si përkushtim i njerzëve që e duan këtë sport, siç është udhëheqësi Avni Nuha me vëllëzërit etij dhe tashmë aktiviteti i tillë sportive është i lidhur me emrin e tyre. Është tepër e rëndësishme që përveq karakterit garues të rinjëve tanë po jepet mundësia që të njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota dhe të krijojnë lidhje për njohje të reja në fushën e sportiti dhe të talentëve tanë”, deklaroi drejtori Grainca.
Ndërkaq Avni Nuha , udhëheqës i Federatës së çiklizit potencoi se gara përherë e më shumë po vie duke u përsosur , duke kaluar shumë kilometra në afat rekord.
“Sot kemi një gajtësi prej 140 kilometrash për ta kaluar bashkë, nga Ferizaj të cilën shpresojmë se do ta kalojmë me sukseses. Janë 36 çiklistë që të gjithë të fortë , kanë kaluar një shpejtësi rekorde nëpër garat e kaluara. Ndërsa shpresojmë që kosovarët të triumfojnë krahas konkurentevr të tjerë” tha Avni Nuha , kryetar i Federatës së Çiklizimit të Kosovës.
Udhëheqës së të klubit të çiklizimit kanë falënderuar shumë komunën e Ferizajt për ndihmën që ka dhënë për klubin e çiklizmit “Kastrioiti por edhe për federatën e çiklizmit. Udhëhqës të këtij klubi thanë se synojnë që çiklistët e rinjë t’i dërgojnë sa më shumë në arenën ndërkombëtare pasi që po shohin kapacitetin e tyre krahasuar me ata të vendeve më të zhvilluara.