Po vazhdon rregullimi i fushës sportive në fshatin Komogllavë

FerizajPostuar: 00:45 / 11.11.2023

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në rregullimin e fushës sportive si dhe hapësirave të gjelbërta në fshatin Komogllavë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Në Komogllavë po vijojnë punët për rregullimin e fushës sportive si dhe hapësirave të gjelbërta përskaj saj projekt ky i realizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.