Përurohet salla e sporteve në Shkollën Fillore të fshatit Miradi e Poshtme
Fushë KosovëPostuar: 15:09 / 30.11.2017
Përurimi i sallës së sportit në Miradi të Poshtme u mundësua si rezultat i bashkëpunimit në mes të Komisionit Evropian dhe Komunës së Fushë-Kosovës.
Në këtë përurim ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit - Islam Shabani si dhe Drejtori i Shkollës Fillore Vëllezërit Frashëri në fshatin Miradi të Poshtme.
Përurimit të kësaj salle iu gëzuan pa masë fëmijët e kësaj shkolle të cilët tani e tutje do të kenë mundësi shumë më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive.