Themelohët Klubi i Notit "ILIRIDA" në Fushë-Kosovë
Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe familjes së Klubeve sportive të Komunës së Fushë-Kosovës iu bashkua edhe një anëtar i ri: Klubi i Notit ILIRIDA i cili u themelua nga disa sportistë profesionistë të kësaj lëmie
Klubi është regjistruar edhe në Ministrinë e Administratës Publike - Departamenti i Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve, në Ministrinë e Financave Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Komunën e Fushë-Kosovës Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Klubi i Notit ILIRIDA muajin e kaluar mbajti Kuvendin e saj dhe zgjodhi organet drejtuese:
Kryetar - Bujar Jashari;
Sekretar i Përgjithshëm - Ramush Zhugolli dhe
Ardian Hamiti Koordinator.
Tashmë, ka filluar të regjistrohen një numër i madh i spotistëve (notuesë) të njohur dhe të jenë aktivë në kuadër të këtij klubi. /InfoKomuna/