Komuna e Gjakovës hap Thirrje Publike për sportistët e dalluar të vitit 2023

GjakovëPostuar: 17:29 / 10.01.2024

Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka hapur Thirrjen Publike për aplikim për sportistët më të dalluar të vitit 2023.

Për të gjitha klubet sportive dhe sportistët e interesuar, më poshtë gjeni detajet për aplikim.

Gjithashtu, gjeni aplikacionin të cilin mund ta shkarkoni. Në pamundësi për ta shkarkuar, të njëjtin mund ta merrni në zyret e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.