Kryetari Gjini morri pjesë në "Lojërat Sportive" të organizuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në "Lojërat Sportive" të organizuara nga sindikata e Policisë së Kosovës, në nderim të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës - heronjve të Kosovës.
Postimi i plotë i kryetarit Gjini:
Me shumë kënaqësi sot morra pjesë në aktivitetin "Lojërat Sportive" të organizuara nga sindikata e Policisë së Kosovës, në nderim të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës - heronjve të Kosovës.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë pjesë e jona shumë e rëndësishme pasi me vete gjithmonë bartin rrezikun me qëllimin e garantimit të një jete më të qetë dhe më të sigurt për ne.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë gjatë kryerjes së detyrës janë nderi dhe krenaria e secilit qytetar të Kosovës, ndërsa familjet e tyre janë obligimi i institucioneve që të jenë gjithmonë afër tyre.
Si kryetar i komunës së Gjakovës u ndjeva tejet i lumtur që qyteti ynë ishte nikoqir i këtij aktiviteti që për dy ditë mbledhë policë nga të gjitha drejtoritë dhe njësitet policore të shtetit tonë dhe vendeve të rajonit.