Përurohet terreni i basketbollit në fshatin Gërqinë të Komunës së Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:37 / 20.09.2023

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi ka njoftuar se sot kanë përuruar terrenin e basketbollit në fshatin Gërqinë.

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

Jam i lumtur që nga sot e tutje edhe të rinjtë e fshatit Gërqinë, do të kenë terrenin e tyre sportiv, ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv si dhe të kalojnë një kohë kualitative nën shoqërimin e njëri-tjetrit, larg teknologjisë.

Deri më tani, në komunën tonë, janë realizuar një sërë projektesh si ky, si në fshatra dhe qytet. I njëjti ritëm, do të vazhdojë edhe më tutje.

Terreni i basketbollit që përuruam gjatë ditës së sotme, Komunës së Gjakovës i ka kushtuar 12 mijë e 500 euro dhe unë jam i sigurt se edhe ky do të prodhojë një efekt të jashtëzakonshëm tek të rinjtë e kësaj ane.