Gjilani, nikoqir i organizimit të kupës ballkanike në Volejboll
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë pamje nga ndeshjet në volejboll, ku me këtë rast Gjilani ishte nikoqir i organizimit të kupës ballkanike.
Postimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Gjilani, qyteti i sportit, nikoqir i organizimit të kupës ballkanike në Volejboll
Kampionatin e kupës ballkanike në volejbollin e femrave, e që këtë vit nikoqir i këtij kampionati ishte Gjilani, e ndoqëm së bashku me Kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe publikun fantastik në atmosferë festive.
Sukseset e njëpasnjëshme të vashave dhe udhëheqësisë së KV DRITA - Femrat, njëkohësisht kampione aktuale të Kosovës, po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë! Ndërkaq, klubit Galatasaray nga Turqia i urojmë titullin e Kupës Ballkanike!