Stadiumi i Gjilanit po bëhet, ndahen 15 milionë euro për ndërtimin e tij
GjilanPostuar: 15:45 / 16.09.2023
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Stadiumi i Qytetit po bëhet
Në vlerë prej 15 milionë euro, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
Si një nga projektet më të mëdha të komunës sonë dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e 2 vite për implementimin e tij, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë 4 në Gjilan.
Bashkë qeverisim, për sportin e sportdashësit!