Një delegacion nga Drenasi me nxënës po marrin pjesë në "Olimpiadën e Nxënësve 2016" në Melk të Austrisë
Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit, Sadik Tahiraj, i shoqëruar nga zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, këshilltari Komunal, Istref Elshani, koordinatori i nxënësve Fatmir Dugolli, shefi për sport Mehdi Ademi, profesoresha e edukatës fizike Rifadije Berisha-Plakiqi, mësimdhënësi Arben Haziri dhe 19 nxënës nga grupmosha 12-16 vjeçare, me ftesën e Ambasadës së Kosovës në Austri dhe qytetit të Melk-ut po marrin pjesë në "Olimpiadën e Nxënësve 2016" e organizuar për herë të parë në këtë qytet.
Ndërsa pjesëmarrës tjerë pos Kosovës janë edhe Shqipëria, Maqedonia, Italia, Gjermania, Austria dhe vet qyteti nikoqir Melk.
Projekti "Olimpiada e Nxënësve 2016" bazohet në një iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Rrjetëzimin e studentëve shqiptarë në Austri (AYSAA) dhe të qytetit të Melk-ut.
Kjo festë e sporteve olimpike të fëmijëve të moshës nga 12-16 vjeç ndodh për herë të parë. 140 pjesëmarrës aktiv marrin pjesë në gara të lojërave sportive të futbollit, volejbollit, atletik, not dhe vizita në qytetin e vjetër të Durstein-it të Austrisë.
Në ditën e parë të këtij evenimenti sportiv e kulturor, Drejtori i Olimpiadës, Gerhard Schuberth së bashku me ministrinë e Diasporës së Kosovës Valon Murati, konsullit të Ambasadës kosovare në Vjenë Imer Lladrovci dhe kryetarit të qytetit Mekl Thomas Widrich, kanë bërë hapjen zyrtare të olimpiadës.
Drejtori Schuberth ka falënderuar pjesëmarrësit e kësaj olimpiade dhe ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të parakalojnë në stadiumin e qytetit të Melk-ut.
Të pranishëm ishin, ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo, Avni Hafuzi konsull nderi i Shqipërisë në Budapest dhe Lulzim Fejzullahu këshilltarë komunal qytetin Ebenze të Austrisë.
Pas hapjes solemne dhe pritjes spektakolare të organizuar nga qyteti Melk, ndeshje miqësore në futboll u zhvillua në mes të reprezentacionit të grumbulluara nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse të shqiptarëve dhe ekipi i qytetit të Melk.
Pastaj filloj gara në futboll të vogël me konkurrentet mes shteteve pjesëmarrëse dhe rezultatet janë: në vendin e parë Italia, të dytin Kosova dhe të tretin Austria, dhe për me të mirët u shpërndan kupa, mirënjohje dhe medalje.
Në ditën e dytë të kësaj olimpiade vazhduan me gara në volejboll për dy konkurrencat, meshkuj dhe femra, në notë dhe atletikë në kompleksin sportiv të qytetit./InfoKomuna/