Prishtina mund për herë të dytë Feronikelin
GllogocPostuar: 19:06 / 24.09.2016
Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e dytë brenda një muaji Feronikelin, duke mposhtur këtë herë 1:0 në kryendeshjen e javës 6 të Vala Superligës, të luajtur në Drenas.
Debatik Curri shënoi golin e fitores në minutën 6. Takimi mblodhi hiq më pak se 5 mijë shikues.
Në ndeshjen tjetër, Llapi mundi Hajvalinë 2:0, në takimin e luajtur në Prishtinë.