Përfundojnë garat e sportit shkollor në Istog
Janë mbajtur garat e sportit shkollor në komunën e Istogut ku pjesëmarrës në këto gara ishin të gjitha shkollat fillore të komunës së Istogut.
Garat janë zhvilluar në futboll për meshkuj dhe në hendboll për femra. Këto gara janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Shoqatën e Sportit Shkollor në Istog.
Në kategorinë e femrave në finale u takuan SHMU Bajram Curri Istog dhe SHMU Zymer Zeka Kaliqan, ku fituese u shpall SHMU Bajram Curri Istog ndërkaq në kategorinë e meshkujve u takuan SHMU Bajram Curri Istog dhe SHMU Mehmet Akif Shushicë, ku fitues u shpall SHMU Bajram Curri Istog.
Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me medalje dhe dy vendet e para me nga një kupë .
Këto gara janë financuar nga komuna e Istogut.
/InfoKomuna/