Kryetari Ilazi priti në takim sportistet e Ekipit të Mundjes "Kaçaniku"
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka pritur në një takim garueset e Klubit të Mundjes Kaçaniku, pas një varg rezultatesh në nivel vendi dhe nivel ndërkombëtarë.
Kryetari Ilazi i ka përgëzuar mundësit kaçanikas për sukseset e arritura, ndërsa u ka thënë atyre se ky sukses është një nderë i madh, jo vetëm për Kaçanikun, ndërsa tha se këto rezultate janë inkurajuese dhe medoemos na nxisin për një përkrahje edhe më të fuqishme të klubit dhe sporteve tjera në Komunën tonë.
Ndërkaq, trajneri i klubit Ferat Ramadani, u shpreh shumë i kënaqur me pritjen dhe mbështetjen e kryetarit Ilazi. Ditë më parë Klubi i Mundjes Kaçaniku mori pjesë në Turneun Ndërkombëtarë për festën e pavarësisë, ku vendin e parë e mori Njmoza Krasniqi, kurse Venera Asllani u zgjodh si Teknikja më e mirë, ndërsa Diellza Gashi u vlerësua sportistja më e mirë e turneut, të gjitha pjesë e ekipit Kaçaniku.
Në këtë turne ekipi nga Kaçaniku u shpërblye me shtatë medalje në kategorinë e juniorëve. Në takim prezantuan edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi si dhe Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale Bafti Loku.
/InfoKomuna/