Në Kaçanik mbahen gjysmëfinalet e Turneut të Pavarësisë

KaçanikPostuar: 12:16 / 15.02.2017

Në vazhdën e aktiviteteve për nder te përvjetorit të nëntë të Pavarësisë Kosovës, Komuna e Kaçanikut- drejtoria për Arsim dhe Kulturë përmes sektorit për Rini e Sport ka organizuar sot gjysmëfinalet në futboll në kuadër të Turneut të Pavarësisë.

Në gjysmëfinale u takuan Shkolla Fillore " Emin Duraku"- SHF "Emin Duraku 2" ku fitues ishte SHF "Emin Diraku 1" me rezultat 7:2 dhe Shkolla Fillore "Jusuf Gërvalla", Shkolla Fillore "Idriz Seferi" ku ndeshja perfundoi baras 2:2 ndërsa me penalti fitore shënoi SHF "Idriz Seferi " 3:2.

Në finale do të takohen SHF " Emin Duraku" dhe SHF " Idriz Seferi". Finalja e Turneut të Pavarësisë do të mbahet me 16 shkurt 2017 nga ora 13:00.
/InfoKomuna/