Kryetari Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit të Veteranëve të Lipjanit

LipjanPostuar: 11:37 / 21.09.2023

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit të Veteranëve të Lipjanit, të cilët i kanë dhuruar një fanellë në shenjë falënderimi për mbështetjen ndaj klubit.

Kryetari Ahmeti, me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e klubit të futbollit të Veteranëve të Lipjanit, të cilëve u ka uruar suksese në të ardhmen, ai në të njëjtën kohë tha se ky klub sikurse edhe klubet tjera sportive do të kenë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Lipjanit.