Vazhdon hapja e Panaireve të Sportit nëpër komuna
Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, organizuar nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, të enjten në Lipjan është hapur Panairi i Spotit, ku kanë marrë pjesë me mbi 150 fëmijë të angazhuar shkollat dhe klubet sportive të Lipjanit.
Me rastin e hapjes së panairit Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar sportdashësit për Ditën Olimpike Ndërkombëtare, duke shpresuar shumë që ndonjëri nga të pranishmit të marrë pjesë në garat olimpike të organizuara në botë dhe ti sjellin Lipjanit fitore e të na gëzojnë me suksese.
I pari i Komunës së Lipjanit, ka inkurajuar të gjithë të rinjtë që të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet sportive, qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport, sepse sporti është shëndet, duke theksuar se Komuna e Lipjanit në vitin 2016 ka rritur subvencionet në Drejtoratin e Sportit dhe ka mbështetur të gjitha klubet sportive në Lipjan, ka thënë ndër të tjera kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ndërsa, Mehmet Bogujevci, përfaqësues nga Komitetit Olimpik i Kosovës, ka falenderuar këshillin organizativ për organizimin e Panairit të Spotit në Lipjan, në veçanti Kryetarin Ahmeti për ngritjen e subvencioneve në fushën e sportit dhe nmbështetjen institucionale ndaj klubeve sportive.
Ai po ashtu ka thënë se sporti ka rëndësi, jo vetëm për shoqërimin e të rinjve në mes vete, por ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit./InfoKomuna/