Filloi liga institucionale e futbollit të vogël në Malishevë
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka filluar xhiro e parë e Ligës së Institucioneve në Malishevë e, ku po marrin pjesë shumica e institucioneve që janë në Malishevë, përfshi Komunën, FSK-në Policinë, QKMF, shkollat e mesme të Malishevë, shoqata e pedagogëve, shoqata e veteranëve dhe Sh.F.M.U. 17 Shkurti, gjithsejtë dhjetë ekipe.
Në ceremoninë e fillimit të ndeshjeve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e përshëndeti fillimin e funksionimit të kësaj lige dhe ju ka uruar suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në këtë ligë të institucioneve në Malishevë.
Ndeshja e parë u zhvillua mes shoqatës së pedagogëve dhe veteranëve. Edhe ekipi i Komunës së Malishevës, e ka fituar ndeshjen e parë, e që për kundërshtar e patën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare./InfoKomuna/