KF "UV Malisheva" fillon përgatitjet për sezonin e parë futbollistik
Klubi i Futbollit Ujavara Malishevë, i ka filluar përgatitjet për sezonin e parë të saj futbollistik. Klubi i futbollit, paraprakisht i ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe nga vjeshta e këtij viti, për herë të parë do të startoj me lojëra në kuadër të ligës e dytë të Kosovës.
Ky është një moment historik në sportin e Komunës së Malishevës, pasi deri më sot i ka munguar ekipi i futbollit të madh, edhe pse në vazhdimësi ka pasur shkollë futbolli, ndërsa talent tanë janë detyruara ti ndjekin klubet tjera, përderisa futbollistët nga Malisheva, luajnë edhe në ligat e ndryshme në Evropë.
Fillimin e stërvitjeve e kanë përcjellë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, të cilët ju kanë uruar suksese dhe ju kanë dhënë mbështetjen e Komunës së Malishevës.
KF UV Malishevë, do të garoj në ligën e dytë, dhe nga formimi në këtë vit, është kompletuar me futbollist të rinj, kurse trajneri i ekipit është Skënder Ulluri. Në themelimin e klubit nuk kanë munguar as donatorët, e sidomos nga bashkatdhetarët tanë, duke veçuar këtu kontributin e jashtëzakonshëm të Afrim Bytyçit, i cili është edhe kryetar i klubit.
Drejtor sportiv i klubit është Kastriot Kafexholli./InfoKomuna/