Majlindës i organizohet pritje madhështore nga KFOR-i
PejëPostuar: 09:13 / 28.09.2016
Drejtori sportiv në Federatën Kosovare të Xhudos, trajneri Driton Kuka, bashkë me olimpisten e artë Majlinda Kelmendi, janë pritur nga komanda e KFOR-it italian në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuka, i cili tha se pritja ishte madhështore.
Komanda e KFOR-it në Pejë e komanduar nga Italia, organizoi pritje madhështore për Kampionen Olimpike ani pse në finale Majlinda mposhti bashkëvendësen e tyre, ka shkruar Kuka në Facebook.
Ju falënderuam forcave të KFOR-it për kontributin e tyre për shtetin tonë! Grazie Colonnello Giovanni Giagheddu, ka përfunduar Kuka.