Po ndërtohet fusha sportive në afërsi të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë

PejëPostuar: 16:57 / 31.10.2023

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se po punohet në ndërtimin e fushës sportive në afërsi të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Muhaxheri:

Në afërsi të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë, një iniciativë e re po merr frymë: ndërtimi i fushës sportive, e cila do të ofrojë një hapësirë të rekreacionit dhe aktivitetit sportiv për qytetarët.