Kryetari Veliu përuron fushat sportive në Podujevë
Kryetari Agim Veliu i cili ka dy ditë që është betuar në Kuvendin Komunal të Podujevës, sot ka nisur punën me përurimin e fushave sportive në Podujevë.
Veliu ka thënë se ky është një projekt i realizuar në bashkëfinancim mes komunes dhe BE-së. Që është implementuar nga IOM, në kuadër të programit për stabilizimin e komuniteteve, ka thënë Veliu.
“Sot përuruam fushat sportive në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.Ky është një projekt, i cili është realizuar në bashkëfinancim të Komunës së Podujevës me BE-në, që është implementuar nga IOM, në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve.
Këto fusha sportive do të shfrytëzohen veçmas nga komunitetet pakicë, të cilat jetojnë në këtë pjesë të qytetit” ka thënë Veliu, shkruan Indeksonline.
Ai ka shprehur zotimin që të tilla projekte të realizohen edhe në pjesë tjera të komunës së Podujeves.
“Me këtë rast shpreh zotimin tim për të vazhduar me projekte të tilla edhe në lagje e fshatra tjera të komunës sonë” ka përfunduar Veliu.
/InfoKomuna/