Punimet e stadiumit ndihmës në Dumosh po ecin me shpejtësi

PodujevëPostuar: 16:44 / 12.11.2018

Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e stadiumin ndihmës të KF Llapit në fshatin Dumosh të Podujevës.

Gjatë ditës së sotme Drejtori Ekzekutiv–Sportiv, Tahir Batatina inspektoi nga afër punimet në stadiumin ndihmës të Llapit që po ndërtohet në fshatin Dumosh.

Puna në stadium po ec me ritëm të shpejtë dhe është afër që Llapi ta ketë stadiumin ndihmës në shërbim të Akademisë së Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info/InfoKomuna/