Filloi ndërtimi edhe i një tribune për fushën e futbollit K.F Mati në Matiqan

PrishtinëPostuar: 19:40 / 13.10.2023

Drejtori i Sportit në Kryeqytet, Granit Rugova, ka njoftuar se në kuadër të projekteve në infrastrukturën sportive, kanë filluar me ndërtimin edhe të një tribune për fushën e futbollit K.F Mati në Matiqan.

Njoftimi i plotë i drejtorit Rugova:

Filluam me ndërtimin edhe të një tribune për fushën e futbollit K.F Mati në Matiqan.

Vazhdojmë me serinë e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës sportive, me qëllim që dashamirët e klubit dhe futbollit të kenë vende të ulën për të ndjekur ndeshjet dhe aktivitetet sportive.

Prishtina, qytet i SPORTIT.