Ka filluar renovimi i fushës së jashtme sportive në shkollën Ismail Qemaili në Kryeqytet

PrishtinëPostuar: 15:25 / 11.07.2023

Nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës, kanë njoftuar se sot ka filluar renovimi i fushës së jashtme sportive në shkollën Ismail Qemaili në Kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga kjo drejtori:

Çdo ditë nga një punë, për ta bërë Prishtinën, qytet të SPORTIT.

Sot, filloj renovimi dhe transformimi i fushës së jashtme sportive në shkollën Ismail Qemali, Prishtinë, në Bregun e Diellit, hapësirë sportive që do ti shërbej nxënësve dhe komunitetit të lagjes, për aktivitete futbolli, basketbolli, volejbolli, hendbolli, vrapime dhe ushtrime të ndryshme.

Së shpejti do ta gëzojmë së bashku.