Kryetari Rama vizitoi sot kampin e fëmijëve të basketbollistëve të rinj

PrishtinëPostuar: 20:37 / 21.08.2023

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se sot ka vizituar kampin e fëmijëve të basketbollistëve të rinj me trajnerë amerikanë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

Së bashku me Drejtorin e Sportit,Granit Rugova, vizituam kampin e fëmijëve të basketbollistëve të rinj me trajnerët amerikanë Brian S. Kriftcher, Sarah Kustok dhe Falecia Cabral Porter nga NBA.

Për pesë ditë me radhë në këtë kamp të fëmijëve, të organizuar nga ish basketbollistja dhe trajnerja e cila tani vepron në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit Edona Thaqi, do të trajnohen nga trajnerët e NBA, basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjeç.

Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i qytetit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.

Kjo është një mundësi fantastike për të rinjtë e të rejat tona që të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.