Përurohet fitnesi i jashtëm edhe në Hajvali

PrishtinëPostuar: 16:47 / 19.05.2023

Sot, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka njoftuar se kanë përuruar fitnesin e jashtëm edhe në lagjen e Hajvalisë.

Njoftimi i plotë nga drejtori Rugova:

Sot, bashkë me nënkryetaren, Donjeta Sahatçiu, dhe përfaqësues të lagjes, përuruam fitnesin e jashtëm edhe në lagjen e bukur të Hajvalisë.
Jemi duke punuar shumë, që secila lagje të ketë hapësirën e saj rekreative për të gjitha moshat, të rinj e të moshuar.
Sport, rekreacion e aktivitete të shëndetshme – për socializim dhe jetë më cilësore për qytetarët tanë!
Prishtina – Qytet i Sportit!