Renovohet fusha e jashtme sportive në Lagjen “Ulpiana”

PrishtinëPostuar: 16:59 / 02.06.2023

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se është bërë renovimi i fushës së jashtme sportive në Lagjen “Ulpiana”.

Njoftimi i plotë i drejtorit Rugova:

Me kënaqësi ju njoftoj se fusha e jashtme sportive në Lagjen Ulpiana është renovuar dhe transformuar falë donacionit nga kompania Optima Energy Consulting në bashkëpunim me Drejtorinë për Sport.

Tani, kjo fushë është e gatshme për qytetarët e lagjes, por edhe për banorët e kryeqytetit.

Renovimi i fushës së jashtme sportive ka ndodhur në mënyrë profesionale dhe ka rezultuar në një pamje tërheqëse dhe cilësore.

Ta shfrytëzojmë për të mirë dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë.

PRISHTINA, qytet i SPORTIT.