Drejt përfundimit ndërtimi i stadiumit në fshatin Zhur

PrizrenPostuar: 15:06 / 05.09.2023

Po shkon drejt përfundimit ndërtimi i stadiumit në fshatin Zhur, që tashmë ka marrë formën dhe do të jetë një mundësi më shumë për sportistët dhe tifozët, sidomos për lojtarët e rinj.

I ndërtuar me standarde të larta për nivelin e garave kombëtare, ky stadium së shpejti pritet të funksionalizohet dhe ta promovojë edhe më shumë sportin e futbollit.