Është përuruar renovimi i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren

PrizrenPostuar: 00:11 / 21.05.2023

Dje, u përurua renovimi i tërësishëm i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, me standarde të larta - një shndërrim i mrekullueshëm i ambientit në çdo cep të tij.

Me zhvillimin e sportit, në të gjitha fushat, sidomos dekadën e fundit, kanë lindur nevoja për përmirësimin e kushteve për sportistët dhe tifozët prizrenas.

"Jemi krenarë me suksesin e sportistëve tanë, që meritojnë të gëzojnë hapësira dinjitoze të ushtrimeve dhe jemi të përkushtuar ta mbështesim rrugëtimin e tyre profesional. E gëzofshim bashkë!" - u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.