Mbahet turneu i fundit pranveror në pingpong, “Lidhja e Prizrenit”

PrizrenPostuar: 16:58 / 06.06.2016

Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK), në bashkëpunim me 3 ekipet e pingpongut nga Prizreni (Lidhja e Prizrenit, Prizreni dhe Sharri) të mbështetura nga Drejtoria e Sportit e Komunës së Prizrenit, organizojnë aktivitetin e fundit për sezonin pranveror me turneun “Lidhja e Prizrenit”.

Ky turne pritet të mbahet në Prizren, në sallën “Sezai Surroi”, me 12 qershor 2016, duke filluar nga ora 10.00.

“Paraqitjen e lojtarëve dhe participimi 1 euro për lojtar, duhet ta boni deri te mërkurën me 8 qershor në ora 16:00. Shorti do te hidhet të enjten me 9 qershor 2016 nga ora 17:00 në zyrën FPPK, personat e interesuar mund te marrin pjese”, ka thënë Fadil Luta, sekretar gjeneral i FPPK-së.

Sipas tij, pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes 1300271200018066, me përshkrimin, KPP (shkruani emrin e klubit) participimi për Turneun Lidhja e Prizrenit nuk pranohet pagesa në kesh.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët më të vjetër se 13 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2002 e më të vjetër.  /Koha.net/