Dueli Rahoveci-Trepça e hap xhiron e XI-të të Superligës së Kosovës
Me ndeshjen Rahoveci Trepça që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 do të nis java e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Mitrovicasit vlerësohen favoritë karshi debutuesit të elitës së basketbollit kosovar në ndeshjen që do të luhet në palestrën 13 Qershori në Therandë.
Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Vllaznimin në Gjakovë duke filluar nga ora 16:00, kurse Bashkimi është nikoqire e Golden Eagle Yllit, takim ky që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën Sezai Surroi në Prizren.
Të dielën në program është vetëm një ndeshje, ku Kerasan Prishtina e pret Pejën, duel ky që do të luhet me fillim nga ora 14:00 në palestrën Karagaci.
Xhiroja e XI e Superligës së Kosovës:
E premte;
Rahoveci Trepça 19:00
E shtunë;
Sigal Prishtina Vllaznimi 16:00
Bashkimi Golden Eagle Ylli 19:00