FBK dënon Yllin me 500 euro për fyerjet raciste
RahovecPostuar: 16:04 / 23.01.2018
Federata e Basketbollit e Kosovës ka dënuar me 500 euro, klubin e Golden Eagle Yllit, për fyerjet racore që ndodhën në ndeshjen e xhiros së fundit ndërmjet ekipit nga Suhareka dhe Rahovecit.
Gjatë ndeshjes, Tifozët e Yllit “Xhebrailat” kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin racist “Rahovec = Made in Bugaria”, raporton KTV.
Komisioni i Garave ka shqiptuar dënimin prej 500 eurosh për klubin nga Suhareka. Neni 49.6 i propozicionit të garave parasheh këtë dënim në rast se ndodhin ofendimet nacionale, fetare dhe racore si dhe vendosja e transparenteve me ofendime josportive, racore dhe nacionale.
Një ditë më parë, kryesia e Rahovecit kishte paralajmëruar tërheqjen nga garat.