Palestra sportive "Mizahir Isma" në Rahovec, merr energji edhe nga dielli

RahovecPostuar: 14:46 / 28.06.2022

Me një ceremoni solemne, sot, në Rahovec u inauguruan 26 panele solare me fuqi 10 kWp, të cilat mundësojnë uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Prodhimi vjetor nga ky sistem është rreth 13000 kWh, ndërsa 13,530.28€ është vlera e këtij projekti të financuar nga KFOR-i Italian me bazë në Pejë.

Vendosja e paneleve solare do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike deri 35% dhe në cilësinë e ajrit.

“Janë instaluar gjithsej 26 panele diellore dhe mesazhi im në këtë ditë të bukur me diell është: sa më shumë investime në energji të ripërtëritshme, me theks të veçantë në atë diellore.

Faleminderit për donacionin, Kolonel Marco Javarone, Komandant i KFOR-it për Rajonin Perëndimor të Kosovës!"

"Urime për sportistët dhe sportdashësit!”, tha në postimin e tij kryetari Latifi.