Runiku së shpejti do të bëhet me fushë të futbollit

SkënderajPostuar: 18:36 / 18.07.2017

Sot në Runik të Skenderajt ka nisur ndërtimi i fushës së futbollit për Klubin e Fotbollit Përparimi. Në ceremoninë e organizuar më këtë rast kanë marrë pjesë udhëheqës të Komunës së Skenderajt, përfaqsues të FSK-së, përfaqsues të KFOR-it, udhëheqës të KF Përparimi si dhe banorë të lokalitetit të Runiku.

Shiritin inagurues të punimeve e kanë prerë Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, përfqsues të KFOR-it dhe të FSK-së, si dhe drejtuesit e klubit të futbollit Përparimi.

Udhëheqësit e KF Përparimi më këtë rast e kanë falenderuar Komunën e Skenderajt për sigurimin e pronës për ndërtimin e fushës sintetike dhe për ndihmën në ndërtimin e saj, si dhe kanë falenderaur edhe KFOR-in dhe FSK-në për kontributin e rëndësishëm në ndihmë për realizimin e projektit. Ata kanë falenderaur në veçanti, për kontributin financiar z. Tahir Çitaku, bashkatdhetar që punon dhe jeton në Zvicër, i cili me angazhimin e tij ka siguruar për këtë fushë barin sintetik nga Bazeli i Zvicrës.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, në emër të Kryetarit Lushtaku dhe Komunës së Skenderajt ka shprehur mbështetjet e inicjativave të komuniteti, në veçaniti inicjativën e banorëve të Runikut për ndërtimin e fushës së futbollit. Ai ka siguruar se Komuna e Skenderajt do të mbëshesë edhe në të ardhmen inicjativa në interes të qytetarëve të Runikut dhe të lokaliteteve të tjera.

Ai përmendi edhe faktin se ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me komunitetit serb që jeton në këtë lokalitet të Skenderajt.
Fusha e futbolollit e KF Përparimi po ndërtohet në pronën publike të Komunës së Skenderajt dhe po ndihmohet në aspektin financiar dhe logjistik nga Komuna e Skenderajt, KFOR-i, FSK-ja dhe donatorët tjerë privatë, ne aspektin e gërmimit, ngjeshjes dhe rrafshimit të terrenit, ndërsa bari sintetik është siguruar nga Zvicra me angazhimin maksimal dhe të pakursyer të bashkëatdhetarit dhe sportdashësit Tahir Çitaku, i cili në të njejtën kohë është edhe pjesë e KF Përparimi.

KF Përparimi është klub publik i Komunës së Skenderajt dhe bënë gara në ligën e dytë, ndërsa ndërtimi i fushës do t’i ndihmojë këtij klubi në avancimin e punës profesionale. Kjo fushë do t’ju shërbejë edhe të rinjve të kësaj ane për aktivitete sportive dhe rekreative.
/InfoKomuna/