Kryetari Asllanaj, inspekton punimet e ndertimit të stadiumit të qytetit

SuharekëPostuar: 12:50 / 21.03.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka vizituar sot stadiumin e qytetit, për të parë më për së afermi punimët rreth ndërtimit dhe renovimit të këtij stadiumi.

Kryetari Asllanaj, u interesua se si po zhvillohet realizimi i këtij Projekti që ka vlerën prej 450 mijë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga buxheti i Komunës. “Është knaqësi me pa ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe shprehi falenderimin e veqantë për Kompaninë “Getoari” që po i përmbahet afateve sipas kontratës dhe po punon me një kualitet mjaft të mirë, kjo na banë të lumtur dhe na jep shpresë që sivjet do të bëjmë përurimin e këtij objekti sportiv me rëndësi për qytetarët tanë dhe sportistët tanë që mezi po e presin ndertimin e këtij stadiumi.

Me këtë ndërtim përfundojnë kushtet e këqija të lojës dhe po krijohet një ambient i mirë sportiv me kushte të mira dhe optimale dhe me këtë rast i dëshirojë shumë suksese dy ekipeve tona të futbollit: KF”Ballkanit” dhe KF të femrave “13 Qershori” , ka thënë kryetari Asllanaj teksa ka përshëndetur edhe punëtorët që po merreshin me ndërtimin e tribinave, zhveshtoreve dhe hapsirave tjera të nevojshme për një stadium qyteti.

/InfoKomuna/