Mbahen gara me persona me nevoja të veçanta në Ditën e tretë të “Festari 2023”

SuharekëPostuar: 14:22 / 20.09.2023

Aktivitetet e ditës së tretë të “Festari 2023”, sot në Suharekë kanë filluar me garat sportive tashmë tradicionale për personat me nevoja të veçanta.

Këto gara janë mbajtur në Palestrën e sporteve “13 Qershori”, ndërsa garuesit dhe të pranishmit të tjerë i ka përshëndetur kryetari i Komunës, Bali Muharremi, të cilëve ju ka dëshiruar suksese në lojë.  Aktivitetet e festës së kulturës dhe verë sot do të vazhdojnë me Revynë e rapsodëve “Riza Bllaca” që do të mbahet në Sheshin e Qytetit në ora 18:00.