Filluan punimet në rivitalizimin e fushës sportive në Vërban të Vitisë

VitiPostuar: 18:06 / 26.06.2023

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së mesme të ultë “28 Nëntori” në Vërban të Vitisë.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti ka vizituar punimet e sapo nisura, ku ndër tjerash ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti dhe nxënësit e shkollës.

Banorët e këtij lokaliteti, falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt duke potencuar se krijimi i fushës sportive është në interes të nxënësve por edhe të rinisë së këtij fshati. Ai gjithashtu ka vizituar punimet që po zhvillohen në rivitalizimin e kësaj shkolle, konkretisht në katin e sipër.