Nis ndërtimi i fushës ndihmëse të stadiumit të futbollit në Vushtrri

VushtrriPostuar: 21:21 / 02.11.2018

Komuna e Vushtrrisë ka nisur ndërtimin e fushës ndihmëse në stadiumin e qytetit "Ferki Aliu".

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia, duke theksuar se kjo fushë do t'u shërbejë sportistëve në çdo kohë, transmeton InfoKomuna.

"Edhe mund të jeni ndierë të lënë anash gjatë këtyre ditëve kur ishim në vlugun e punëve për realizimin e edicionit të radhës së Festivalit 'Takime e Poeteshave Shqiptare', duke menduar se ne jemi përqendruar vetëm në fushën e kulturës, megjithatë ne në asnjë mënyrë nuk lëmë anash sportin.Sot filluam realizimin e projektit të ndërtimit të fushës ndihmëse në stadiumin e futbollit 'Ferki Aliu', i cili do t’u shërbejë sportistëve në çdo kohë", ka theksuar drejtoresha Cecelia. /InfoKomuna/