Rrahman Ademaj dhe Liridona Rexhaj fitues të turneut Dita e Pavarësisë 2017 në pingpong

VushtrriPostuar: 12:28 / 20.02.2017

Në palestrën e sporteve “Jeton Tërstena” në Vushtrri, FPPK në bashkëpunim me KPP Vushtrria, e në mbështetje nga DKRS i komunës së Vushtrrisë, organizoi turneun për nderë të 9 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e që ishte edhe fillimi i aktiviteteve të FPPK-së për vitin 2017.

Në një atmosferë të ngrohët e festive të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin e tyre për të arritur suksese sa më të mira. Morën pjesë mbi 120 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës si dhe përfaqësues të Shqipërisë. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave. Fillimisht në fazën e grupeve e pastaj në skeletin kryesor.Pas fazës së grupeve dolën lojtaret më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Edhe kësaj radhe shkëlqeu lojtarja nga Shqipëria Liridona Rexhaj me stilin e saj mbrojtës, e që po tregohet mjaft efektiv ndaj lojtareve tona. Ajo fillimisht në gjysmë finale ishte më e mirë se Hanife Zeqiri e pastaj edhe në ndeshjen Finale ndaj Nehare Janjevës.

Në ndeshjen tjetër gjysmë finale patë një dramë sportive ndërmjet Linda Zeqirt dhe Nehare Janjevës, pas pesë setave më e mirë doli Nehare Janjeva. Neharja tregoi lojë të mirë edhe në finale me Liridonën, por në fund u dashtë të pajtohet me vendin e dytë.

Në konkurrenca e meshkujve kishte më shumë pjesëmarrës të cilët u shpërndanë në grupe, e pastaj dy më të mirët nga 16 grupet ju bashkëngjitën 32 më të mirëve në “skeletin” kryesor, po ashtu vlen të përmendet se në këtë turne munguan vëllezërit Çitaku. Dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin shumë ndeshje atraktive. Ndeshje të forta u shquan posaçërisht në pjesën e skeletit, ku në bazë të shortit kishim në raste ndeshje shumë të forta, vlen të përmenden ndeshjet, Fati Karabaxhakut kundër Orhan Kurteshit, Astriti Hasani kundër Blendon Lutës, Rrahman Ademaj kundër Kreshikut Mahmutit e Berkan Bajmakut, Milot Makolli kundër Ylli Malokut e Ylli Dragidellës, e shumë ndeshje të tjera të forta para gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Besart Domanikut dhe Milot Makollit, të dy lojtarët treguan përkushtimin e tyre për një vend në finale, mirëpo Miloti ishte më i etur për fitore, duke fituar me 3:1.

Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Rrahman Ahemaj dhe Mentor Shabanit, i cili në të tetën e finales pati një duel të fort ndaj Astrit Hasanit, ishte ndeshje shumë e fortë, por Rrahmani fillimisht e shpërtoi një meç poen, e pastaj me goditje të forta dhe atraktive fitoi me rezultat të ngushtë 3:2.

Ndeshja finale ishte ballafaqim ndërmjet dy lojtarëve të Elting Kosovës, që ishte një atraksion për shikuesit, edhe pse në fillim dukej si një fitore e lehtë e Rrahmanit, Miloti e detyroi që të meritonte fitoren, kështu që pas pesë setave kampion i këtij turneu u shpall Rrahman Ademaj.
Fituesit e 3 vendeve, nikoqiri i shpërbleu me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.

RENDITJA
FEMRAT:
Liridonda Rexhaj (Durres)
Nehare Janjeva (Prishtina)
Linda Zeqiri(Drita)
Hanife Zeqiri(Drita))
MESHKUJT:
Rrahman Ademaj (Elting Kosova)
Milot Makolli (Elting Kosova)
Besart Domaniku (Prishtina)
Mentor Shabani (Ahmet Hoxha)
Aktiviteti i ardhshëm i FPPK -së do të jenë garat ekipore në ligën e juniorëve dhe të seniorëve.
/InfoKomuna/