Zyra e vendit në Irzniq mbetet jofunksionale

DeçanPostuar: 11:32 / 10.12.2018

Banorët e fshatit Irzniq dhe të disa fshatrave të tjera përreth, edhe këtë vit, sikur gjitha vitet e tjera të pasluftës i është dashtë të udhëtojnë në Deçan për të nxjerrë dokumente të ndryshme ofiqarie.

Kjo edhe pse në fshatin Irzniq zyra është ndërtuar para 14 vjetëve. Banorët tregojnë se para luftës në këtë fshat ka ekzistuar objekti i zyrës së vendit, por ai është djegur gjatë luftës nga forcat serbe, duke mos i kursyer as librat amë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mungesë të objektit, qytetarët e atyre fshatrave kishin kërkuar që ky shërbim të ofrohet serish në Irzniq që ata të mos kenë nevojë të udhëtojnë deri në Deçan për shërbimet e ofiqarisë.

Në 2004 ishte ndërtuar objekti i ri për zyre të vendit, por në të cilin asnjëherë deri më tash nuk është lëshuar as edhe një certifikatë e vetme dhe ndërkohë objekti i pashfrytëzuar është shkatërruar.

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.