Spitali i Ferizajt sërish mollë sherri mes pozitës dhe opozitës

FerizajPostuar: 20:30 / 04.03.2016

Ferizaj-Në një konferencë për medie sërish departamenti për shëndetësi pran PDK-së në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e komunës se po mashtron haptas qytetarët e Ferizajt më një varg të pavërtetash.

Me këtë rast  shkak i reagimit ishte  zhagitja e ndërtimit të Ferizajt i cili siç tha Shpresa  Azemi, përpjekjet kanë filluar  shumë kohë më parë madje edhe para ardhjes së kryetarit Svarqa në postin e kryetarit të Ferizajt. ”Kjo çështje imediate  për qytetarët e Ferizajt  dhe më gjerë ka filluar  në mandatin e qeverisë  së PDK-së, përkatësisht  të kryetarit Agim Aliu,angazhimit të deputetit  Elmi Reçica . Me këtë rast ndërtimi i Spitalit të Ferizajt ishte  paraparë me ligjin  për buxhetin e Republikës së Kosovës në vitin 2013” tha Shpresa  Azemi.

Për këtë Azemi ofroi edhe fakte të cilat tha se dëshmojnë të kundërtën e deklarimit të kryetarit Svarqa.

“Më  2013,pas shumë përpjekjeve ndërtimi i Spitalit është bërë pjesë  e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës. Po këtë vit projekti është dorëzuar në  Ministrinë e  Shëndetësisë.Në pjesën e dytë të po këtij viti Spitali Regjional i Ferizajt  ka hyrë në fazën tenderuese.për këtë qëllim edhe u ndanë mjete me vlerë 200 000 euro e cila më vonë u bartë në vitin 2014” tha Azemi

Ajo tha se me ardhjen e kryetarit Svarqa në krye të Komunës filloi ndërrimi i destinimit të të gjitha atyre propozim-projekteve  dhe të gjitha planifikimeve.

“Me ardhjen e  Muharrem Svarqës  në krye të pushtetit  filluan telashet për ndërtimin  e Spitalit regjional të Ferizajt.Z.Svarqa ,sikur edhe herëve tjera  edhe në këtë  çështje  dëshmoi se  nuk  është në vizionin e tij zhvillimi i gjithëmbarshëm i qytetit të Ferizajt.Ai në njërën nga mbledhjet e para  arriti të nxjerr  një vendim  lidhur me ndërrimin e  parcelës  për ndërtimin e Spitalit në Ferizaj” tha Azemi, për të vazhduar se  “Ky ndryshimin  e parcelës pikërisht solli shumë pakënaqësi dhe u kundërshtua  me një varg argumentesh nga grupi i këshilltarëve komunal   të PDK-së,shoqërisë civile si dhe nga njohës të fushës  përkatëse”

Me këtë rast edhe njëherë u tha se propozimi i kryetarit Svarqa (hapësira pran kazermës së FSK-së ) nuk i plotëson kriteret,kërkesën dhe  nevojat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt.

U tha se nësë ky projekt dështon  së realizuari atëherë kjo është pasojë e  mos seriozitetit  të Muharrem Svarqës.

U përmend edhe rasti i interesimit të kalorësve të Maltës   ku për tërheqjen e tyre sërish u akuzua kryetari Svarqa për , siç u tha, qasje shumë të vrazhdë  ndaj investitorëve nga kalorësit e Maltës.

U përmendën edhe shpenzimet të cilat janë bërë në lidhje  projektimet e  planit  e që më vonë janë hedhur dhe janë  angazhuar njerëz tjerë për këtë qëllim .

Në këtë konferëncë u kërkua nga kryetari svarqa që të jetë në rolin  e kryetarit dhe të jetë i përgjegjshëm në deklarimet e tij publike konform përgjegjësive  të tij.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...