Spitali i Ferizajt sërish mollë sherri mes pozitës dhe opozitës
Ferizaj-Në një konferencë për medie sërish departamenti për shëndetësi pran PDK-së në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e komunës se po mashtron haptas qytetarët e Ferizajt më një varg të pavërtetash.
Me këtë rast shkak i reagimit ishte zhagitja e ndërtimit të Ferizajt i cili siç tha Shpresa Azemi, përpjekjet kanë filluar shumë kohë më parë madje edhe para ardhjes së kryetarit Svarqa në postin e kryetarit të Ferizajt. Kjo çështje imediate për qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë ka filluar në mandatin e qeverisë së PDK-së, përkatësisht të kryetarit Agim Aliu,angazhimit të deputetit Elmi Reçica . Me këtë rast ndërtimi i Spitalit të Ferizajt ishte paraparë me ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës në vitin 2013 tha Shpresa Azemi.
Për këtë Azemi ofroi edhe fakte të cilat tha se dëshmojnë të kundërtën e deklarimit të kryetarit Svarqa.
Më 2013,pas shumë përpjekjeve ndërtimi i Spitalit është bërë pjesë e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës. Po këtë vit projekti është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë.Në pjesën e dytë të po këtij viti Spitali Regjional i Ferizajt ka hyrë në fazën tenderuese.për këtë qëllim edhe u ndanë mjete me vlerë 200 000 euro e cila më vonë u bartë në vitin 2014 tha Azemi
Ajo tha se me ardhjen e kryetarit Svarqa në krye të Komunës filloi ndërrimi i destinimit të të gjitha atyre propozim-projekteve dhe të gjitha planifikimeve.
Me ardhjen e Muharrem Svarqës në krye të pushtetit filluan telashet për ndërtimin e Spitalit regjional të Ferizajt.Z.Svarqa ,sikur edhe herëve tjera edhe në këtë çështje dëshmoi se nuk është në vizionin e tij zhvillimi i gjithëmbarshëm i qytetit të Ferizajt.Ai në njërën nga mbledhjet e para arriti të nxjerr një vendim lidhur me ndërrimin e parcelës për ndërtimin e Spitalit në Ferizaj tha Azemi, për të vazhduar se Ky ndryshimin e parcelës pikërisht solli shumë pakënaqësi dhe u kundërshtua me një varg argumentesh nga grupi i këshilltarëve komunal të PDK-së,shoqërisë civile si dhe nga njohës të fushës përkatëse
Me këtë rast edhe njëherë u tha se propozimi i kryetarit Svarqa (hapësira pran kazermës së FSK-së ) nuk i plotëson kriteret,kërkesën dhe nevojat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt.
U tha se nësë ky projekt dështon së realizuari atëherë kjo është pasojë e mos seriozitetit të Muharrem Svarqës.
U përmend edhe rasti i interesimit të kalorësve të Maltës ku për tërheqjen e tyre sërish u akuzua kryetari Svarqa për , siç u tha, qasje shumë të vrazhdë ndaj investitorëve nga kalorësit e Maltës.
U përmendën edhe shpenzimet të cilat janë bërë në lidhje projektimet e planit e që më vonë janë hedhur dhe janë angazhuar njerëz tjerë për këtë qëllim .
Në këtë konferëncë u kërkua nga kryetari svarqa që të jetë në rolin e kryetarit dhe të jetë i përgjegjshëm në deklarimet e tij publike konform përgjegjësive të tij.
