Prezantohen skenarët e zhvillimit hapësinor të Planit Zhvillimor të Drenasit

GllogocPostuar: 16:46 / 24.01.2019

Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me organizatën GIZ të enjten kanë mbajtur takim me ekipin këshillues të komunitetit (EKK) dhe Ekipin Komunal të Planifikimit (EKP) në sallën e Kuvendit të Komunës ne cilin janë prezantuar skenarët e Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor të Komunës së Drenasit.

Prezantimin e skenarëve të zhvillimit hapësinor ne territorin e Komunës së Drenasit, para të pranishmëve e ka bërë eksperti italian Pietro Elisei i cili prezantoj tri skenarët e mundshëm se nga do të orientohet Plani Zhvillimor Komunal.

Ditë me parë, përfaqësues të GIZ-it gjerman se bashku me ekspertin italian, Elisei, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci se bashku me drejtoreshën e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu si dhe drejtorin e Infrastrukturës Publike, Idriz Hysenaj, me të cilin kanë diskutuar për formulimin e skenarëve për hartimin e Planit Zhvillimor të Komunës për tetë vitet e ardhshme.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit në afat rekord është duke respektuar të gjitha procedurat për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale për tetë vitet e ardhshme. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.