AKK detyron zyrtarin komunal ta shmangë konfliktin e interesit

GraçanicëPostuar: 15:38 / 29.11.2017

Drejtori komunal i Graçanicës ka qenë në konflikt interesi deri pas zgjedhjeve të 22 tetorit. Ai pos që ka ushtruar funksionin publik, ka menaxhuar edhe dy biznese private që është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

Në një vendim të Agjencisë Kundër Korrupsionit i protokolluar më 24 tetor 2017, thuhet se drejtori për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, Aleksandar Mihajloviq, i është shmangur kësaj situate pas kërkesës që i ka bërë AKK-ja, shkruan Koha Ditore.

“Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, me nr. AKK-03-02-2531/17 për zyrtarin e lartë Aleksandar Mihajloviq, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Graçanicës, dhe njëkohësisht person i autorizuar në biznes privat, është trajtuar sipas procedurave të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

GjilanKomente: 0 Gjilani mban sesion informues për fermerët gjilanas 16:40 / 17.08.2018 Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur sesioni informues me fermerë dhe kultivues të ndryshëm në sektorin e bimëve mjekësore aromatike, pastaj përmirësimin e konsistencës në furnizim, grumbullimin dhe ngritjen e kapaciteteve në pikat grumbulluese, por edhe potencialin...
MalishevëKomente: 0 Malisheva vazhdon mbajtjen e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit 13:42 / 17.08.2018 Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2019 dhe me qëllim të orientimit në investimet kapitale për vitin e ardhshëm, Komuna e Malishevës është duke zhvilluar dëgjime publike me qytetar, nëpër disa nga vendbanimet e saj, ku përmes këtyre dëgjimeve do...
PrishtinëKomente: 0 AShNA ndihmon Prishtinën me të dhëna meteorologjike 15:06 / 17.08.2018 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Prishtina, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meteorologjike për këtë të fundit.