Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për Istogun

IstogPostuar: 11:21 / 27.12.2017

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, transmeton InfoKomuna.

AAK-ja përmes kësaj ankese pretendon se kishte parregullsi gjatë rivotimit në komunën e Istogut, përderisa ka kërkuar që të anulohet rezultati zgjedhur i shpallur nga KQZ-ja.