Përurohet rezervuari i ri i ujit në fshatin Bob të Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:20 / 23.04.2018

Komuna e Kaçanikut me përkrahje të Kompanisë Bechtel Enka dhe Kompanisë Regjionale “ Bifurkacioni”, përuroi rezervuarin e ri të ujit në fshatin Bob, me kapacitet 1 milion litra.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, tha se ky projekt do të jetë i nevojshëm për banorët e kësaj ane të cilët do të kenë mundësi më të mira të furnizimit me ujë të pijes.

Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, tha se përmes këtij projekti do të furnizohen me ujë shumë lagje të qytetit dhe fshatrat për rreth.

Në shenjë falënderimi ushtruesja e detyrës kryeshefe ekzekutive, Zelfije Hyseni, i ndau mirënjohje Komunës së Kaçanikut për kontributin e dhënë për Kompaninë Bifurkacioni. /InfoKomuna/