MKRS-ja mbështet ndërtimin e një qendre rinore në Kllokot

KllokotPostuar: 15:43 / 07.09.2017

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Kllokotit, me ç’rast ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e kësaj komune, Srećko Spasić dhe nënkryetarin, Hasan Rashiti.

Në këtë takim, ndërmjet ministres Dumoshi dhe drejtuesve të Komunës së Kllokotit, Spasić dhe Rashiti, u bisedua për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në dobi të zhvillimit të kulturës, rinisë dhe sportit, si fusha të rëndësishme për të promovuar tolerancën dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, transmeton InfoKomuna.

Po ashtu, në këtë takim, u bisedua për nevojën e ndërtimit të një qendre rinore në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja do të mbështes komunën për realizimin e këtij projekti, me planifikimin buxhetor të vitit 2018.

Më tej, ministrja Dumoshi, drejtuesve të Komunës së Kllokotit u premtoi mbështetje të aktiviteteve të kësaj komune, sidomos ato që lidhen me komunitetet dhe bashkëjetesën shumëetnike.

Kjo vizitë e ministres Dumoshi është zhvilluar në kuadër të Muajit të Rinisë, ku ministrja mori pjesë në aktivitetet që ka mbështetë MKRS-ja. InfoKomuna/
 

GjilanKomente: 0 Në qendër të Gjilanit zbulohet busti i heroit kombëtar, Skënderbeut 14:07 / 17.01.2018 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së...
Komente: 0 BERZh vlerëson performancën e sektorit bankar 11:39 / 18.01.2018 Më 16 dhe 17 janar 2018, një delegacion i BQK-së i udhëhequr nga U.D i Guvernatorit të BQK-së Fehmi Mehmeti mori pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga EuroMoney Center, në të cilën morën pjesë guvernatorë, ministra të financave dhe...
PrishtinëKomente: 0 Vdes një 38 vjeçar nga një aksident në Prishtinë 10:37 / 15.01.2018 Sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq katër të tjerë janë lënduar.