MKRS-ja mbështet ndërtimin e një qendre rinore në Kllokot
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Kllokotit, me ç’rast ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e kësaj komune, Srećko Spasić dhe nënkryetarin, Hasan Rashiti.
Në këtë takim, ndërmjet ministres Dumoshi dhe drejtuesve të Komunës së Kllokotit, Spasić dhe Rashiti, u bisedua për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në dobi të zhvillimit të kulturës, rinisë dhe sportit, si fusha të rëndësishme për të promovuar tolerancën dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, transmeton InfoKomuna.
Po ashtu, në këtë takim, u bisedua për nevojën e ndërtimit të një qendre rinore në këtë komunë.
Ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja do të mbështes komunën për realizimin e këtij projekti, me planifikimin buxhetor të vitit 2018.
Më tej, ministrja Dumoshi, drejtuesve të Komunës së Kllokotit u premtoi mbështetje të aktiviteteve të kësaj komune, sidomos ato që lidhen me komunitetet dhe bashkëjetesën shumëetnike.
Kjo vizitë e ministres Dumoshi është zhvilluar në kuadër të Muajit të Rinisë, ku ministrja mori pjesë në aktivitetet që ka mbështetë MKRS-ja. InfoKomuna/