Ahmeti viziton kompaninë "Dino", premton lehtësira fiskale

LipjanPostuar: 16:52 / 12.09.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sotka vizituar kompaninë DINO, ku është pritur nga drejtori i kompanisë Abedin Salihu dhe stafi i tij, të cilët e informuan për afarizmin e kompanisë DINO.

Me këtë rast Abedin Salihu ka felenderuar kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij në heqjen e taksave për biznese si dhe në krijimin e lehtësirave të tjera për të bërë biznes, duke e trajtuar biznesin si partner në zhvillimin e vendit, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa kryetari Ahmeti ka përgëzuar kompaninë DINO për sukseset e shumta në afarizëm, duke thënë se kompania e cila ka mbi 420 punëtorë siç është kompania DINO meriton mbështetjen edhe më të madhe në krijimin e lehtësirave edhe më të mëdha në drejtim të zhvillimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të biznesit në Komunën e Lipjanit.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që bizneset private t’i shohim promotor të zhvillimit të vendit tonë dhe krijimi i ambienteve të të bërit biznes është ndër prioritetet tona të veçanta në drejtim të gjenerimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. /InfoKomuna/

RahovecKomente: 0 Latifi uron fillimin e gjysmëvjetroit të dytë shkollor 13:45 / 15.01.2018 Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të mësimit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kanë vizituar sot çerdhen e...
FerizajKomente: 0 Debatohet për zgjerimin e rrugës nga Prelezi i Jerlive - Fshati i Vjetër 13:42 / 18.01.2018 Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe më Ministrinë e Infrastrukturës, këtë të enjte është mbajtur debat publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme të parcelave që gjendjen në hyrje të qytetit të...
PejëKomente: 0 Dëme në Komunën e Pejës nga erërat e forta 13:00 / 18.01.2018 Era e madhe dje në Pejë, e ka detyruar kryetarin e kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri, që ta mbledhë shtabin emergjent të cilët i ka urdhvruar të dalin në terren për të parë gjendjen.