Ahmeti viziton kompaninë "Dino", premton lehtësira fiskale

LipjanPostuar: 16:52 / 12.09.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sotka vizituar kompaninë DINO, ku është pritur nga drejtori i kompanisë Abedin Salihu dhe stafi i tij, të cilët e informuan për afarizmin e kompanisë DINO.

Me këtë rast Abedin Salihu ka felenderuar kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij në heqjen e taksave për biznese si dhe në krijimin e lehtësirave të tjera për të bërë biznes, duke e trajtuar biznesin si partner në zhvillimin e vendit, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa kryetari Ahmeti ka përgëzuar kompaninë DINO për sukseset e shumta në afarizëm, duke thënë se kompania e cila ka mbi 420 punëtorë siç është kompania DINO meriton mbështetjen edhe më të madhe në krijimin e lehtësirave edhe më të mëdha në drejtim të zhvillimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të biznesit në Komunën e Lipjanit.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që bizneset private t’i shohim promotor të zhvillimit të vendit tonë dhe krijimi i ambienteve të të bërit biznes është ndër prioritetet tona të veçanta në drejtim të gjenerimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.